Dy eksperte të mjekësisë po dëshmojnë në Gjykatën Speciale.
Fjala është për Chatherine Nicola-Black dhe Karin Duhne-Prinsen.
Ato janë dy dëshmitaret e vetme të mbrojtësit të viktimave.
Ekspertja ligjore, Chatherine Nicola-Black, e cila është e ftuar si dëshmitare e mbrojtjes së viktimave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tregoi se në bazë të përvojës së saj si psikiatre, mungesa e drejtësisë dhe mbështetja sociale e institucionale mund të ketë ndikim negativ mbi shëndetin mendor të viktimave.
“Nga përvoja klinike do thoja që njëra prej mënyrave se si mungesa e drejtësisë ose mbështetja sociale ose institucionale mund të ketë ndikim negativ mbi përkeqësimin e shëndetit mendor është përmes asaj që ne e quajmë zhvlerësim ose mosvalidim i asaj se çfarë ka kaluar viktima. Pra, nëse një person nuk njeh përvojat ose pjesën personale të dikujt, kjo mund të ketë një ndikim negativ mbi shërimin nga trauma ose në të njëjtën mënyrë se si mungesa e drejtësisë mund të ketë ndikim mbi tema të shëndetit mendor”, tha Black.






