Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të dërgojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë në mënyrë që Volodymyr Zelensky t’i përdorë për të synuar Moskën.
Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. I pyetur nëse Zelensky duhet të shënjestrojë Moskën dhe objektiva të tjera thellë brenda Rusisë, Trump u përgjigj: “Jo, nuk duhet.”
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë ndërmend të dërgojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë”.






