Pas një ndarjeje që dukej përfundimtare, Leo dhe Lela kanë rikthyer vëmendjen e publikut me një paraqitje të papritur.
Dyshja është parë së bashku pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, duke hapur menjëherë spekulimet për një ribashkim të mundshëm. Ndarja e tyre në tetor të vitit të kaluar ishte komentuar gjerësisht dhe konsiderohej kapitull i mbyllur për historinë mes tyre.
Megjithatë, edhe pas ndarjes ata kishin ruajtur respektin në daljet publike dhe intervista, detaj që fansat e interpretuan si shenjë se lidhja nuk ishte shuar plotësisht.
Së fundmi, çifti është parë bashkë në Dyseldorf. Sipas dëshmitarëve, momenti është kapur rastësisht, ndërsa përputhjet në veshje me një video të publikuar nga Leo në TikTok — ku ai shihej duke blerë lule — kanë shtuar edhe më shumë bindjen e ndjekësve se pranë tij ishte pikërisht Lela.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, me shumë fansa që shpresojnë në një rikthim të plotë të romancës.
A është ky një fillim i ri për çiftin, apo vetëm një takim miqësor? Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh dhe kureshtjeje.
Ndjekësit presin me interes nëse dyshja do ta konfirmojë ribashkimin apo historia do të mbetet vetëm një mister i momentit.








