Prej muajsh qarkullonin zëra për një krizë në martesën e reperit kosovar Lumi B me bashkëshorten e tij, Mirandën.
Në atë kohë, raportimet u hodhën poshtë nga Miranda, e cila reagoi duke publikuar foto dhe video të përbashkëta me artistin, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte në rregull.
Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ringjallur spekulimet.
Reperi ka larguar nga profili i tij në rrjetet sociale fotot familjare ku shfaqej së bashku me Mirandën, një veprim që ka nxitur dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat e rinj.
Lumi dhe Miranda janë prindër të dy djemve, dhe fansat po presin një sqarim zyrtar për situatën.
Infoline News do të ndjekë çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje








