Një nga çiftet më të komentuar të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Infoline News
Brikena dhe Mateo duket se janë afruar dukshëm ditët e fundit, duke kaluar më shumë kohë së bashku dhe duke ndarë momente që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Megjithatë, jashtë shtëpisë situata duket më e ndërlikuar.
Sipas reagimeve në rrjet, familja e Brikenës nuk duket plotësisht e bindur për raportin e saj me Mateon. Edhe pse banori shfaqet i përkushtuar dhe mbështetës ndaj saj, simpatia nga ana e familjarëve nuk duket se është fituar ende.
Një detaj që ka nxitur diskutime është profili i Brikenës në Instagram. Në listën e ndjekësve të saj, Mateo nuk figuron, çka ka shtuar spekulimet nëse familja po e menaxhon profilin dhe po jep sinjale të qarta për qëndrimin e tyre.
A është ky thjesht një rastësi apo një mesazh i heshtur?
Fansat po analizojnë çdo detaj, ndërsa marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos po bëhet gjithnjë e më interesante për t’u ndjekur.Infoline News








