Këngëtarja Kida duket se po përjeton një nga periudhat më të lumtura në jetën personale.
Pas propozimit romantik që partneri i saj Ajbi i bëri në ditëlindjen e saj, në dhjetor të vitit 2024, artistja vendosi të ndajë publikisht lidhjen me ndjekësit, një lajm që u prit me shumë entuziazëm në rrjetet sociale.
Së fundmi, sipas burimeve pranë emisionit “Prive”, çifti ka vendosur ta çojë marrëdhënien në një tjetër nivel duke kurorëzuar dashurinë me martesë. Madje, përgatitjet për ceremoninë tashmë kanë nisur.
Dasma pritet të mbahet në muajin shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, kur edhe angazhimet artistike të këngëtares janë më të pakta.
Ndërkohë, Kida vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare, me projekte të reja dhe koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Fansat tashmë mezi presin konfirmimin zyrtar dhe detaje të tjera rreth ceremonisë së shumëpërfolur.Infoline News






