Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therjeje me thikë, e cila dyshohet të jetë kryer nga një burrë dhe një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit – një mashkull dhe një femër – janë intervistuar nga policia në lidhje me rastin.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti i hetuesisë,” thuhet në njoftimin e policisë.







