Ngjarja e pazakontë ndodhi në një zonë malore të Kosovës, ku, në përpjekje për t’i ikur zhurmës së qytetit, familja kishte ngritur sofrën në ambient të hapur.
Por siç duket, aroma e flisë “ftoi” edhe një mysafir të padëshiruar.
Ai iu afrua me kujdes vendit ku po përgatitej ushqimi, si për të thënë: “A ka edhe për mua?”
Në vend të panikut dhe ikjes pa kthyer kokën, familja reagoi me qetësi, i bëri ballë situatës dhe arritën ta përzënë kafshën drejt pyllit, pa asnjë lëndim, as për njerëzit, as për ariun.








