Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Pesë zakone të përditshme që ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës
Shëndeti

Pesë zakone të përditshme që ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

7. Juli 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Shëndeti i zemrës është baza për një jetë të gjatë dhe të mirë. Sipas Ruth Goss, infermiere në British Heart Foundation, edhe nëse nuk keni bërë ushtrime kurrë më parë, “është gjithmonë koha e duhur për të filluar”, ka raportuar The Independent.

Pesë gjëra që mund t’i bëni çdo ditë:

  1. Bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë

“Lëvizja është ilaç”, thotë Goss.

Ajo këshillon 150 minuta aktivitet fizik në javë, ose rreth 30 minuta çdo ditë. Kjo mund të përfshijë: ecje të shpejtë, çiklizëm, not, kopshtari apo pastrim në shtëpi

“Çdo minutë ka rëndësi, ndaj filloni pak nga pak dhe shtoni gradualisht”, ka theksuar ajo.
Për më shumë përfitime, kombinoni ushtrime aerobike, forcimin e muskujve dhe ushtrime për fleksibilitet si yoga apo pilates.

Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para se të filloni aktivitetin.

  1. Hani shëndetshëm dhe në kohën e duhur

Dietologu Dell Stanford ka shpjeguar se koha kur hani ka më shumë rëndësi se sa kaloritë që konsumohen.

“Edhe kur njerëzit hanë të njëjtën sasi kalorish, koha kur hanë ndikon tek pesha, kolesteroli dhe niveli i sheqerit në gjak”, ka thënë ai.

Stanford ka këshilluar që të shmangni ngrënien vonë në mbrëmje, pasi mund të lidhet me obezitet dhe probleme me sheqerin në gjak.

“Trupi ynë është krijuar për të ngrënë ditën dhe për të fjetur natën”, ka  thënë ai.

Çfarë duhet të përfshijë dieta juaj?

Karbohidrate të shëndetshme (drithëra të plota, bukë integrale, oriz të kaftë)

Proteina pa yndyrë (mish i bardhë, peshk, vezë, bishtajore)

Të paktën 5 porcione fruta dhe perime çdo ditë

2-3 porcione produkte bulmeti me pak yndyrë

Yndyra të shëndetshme (vaj ulliri, arra, fara, avokado, peshk yndyror)

3 Qëndroni të hidratuar

Pini 6–8 gota lëngje çdo ditë, sidomos nëse ushtroni. Kjo përfshin ujë, qumësht pa yndyrë, çaj ose kafe.
Nëse dehidratoheni, trupi ka më pak gjak në qarkullim gjë që mund të shkaktojë: tension të ulët, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës, rrezik më të lartë për mpiksje gjaku dhe infarkt.

“Kur pini mjaftueshëm ujë, përmirësohet qarkullimi i gjakut, tretja dhe shëndeti i kyçeve”, këshillohet nga British Heart Foundation.

4 Fokusohuni te gjumi cilësor

“Gjumi i mirë është i domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm dhe të zemrës. Shumica e të rriturve kanë nevojë për 7–9 orë gjumë çdo natë”, ka këshilluar Goss.

Përveç gjumit, keni parasysh që të: kontrolloni tensionin dhe kolesterolin, mbani peshën normale, ushtroni rregullisht, ulni konsumimin e kripës dhe alkoolit, si dhe të hani ushqim të balancuar.

5 Pini kafe me masë

Sipas Stanford, “konsumimi i 2–3 filxhanëve kafe në ditë lidhet me rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës”.

Kafeja përmban polifenole që ulin inflamacionin.

Por mos e teproni: më shumë se 4–5 filxhanë mund të shkaktojnë, rritje të tensionit, rrahje të shpejta të zemrës, ankth, pagjumësi e të përziera.

Si ta shtoni aktivitetin fizik në përditshmëri?

British Heart Foundation jep disa këshilla praktike:

Merrni frymë thellë gjatë aktivitetit për të mbajtur tensionin nën kontroll

Bëhuni tip shoqëror: ecni me miq ose grupe

Mbani një ditar aktiviteti ose përdorni aplikacione

Zëvendësoni makinën me ecje apo biçikletë

Filloni me 5 minuta ushtrime disa herë në ditë

Vendosni synime të vogla, si një ecje e shkurtër çdo ditë

Ndryshoni aktivitetin që të mos mërziteni (p.sh. një javë vallëzim, javën tjetër çiklizëm).

Ecja
Share. Facebook
Previous ArticleBrad Pitt zbulon dy gratë e vetme që e kanë mahnitur në jetë
Next Article „Djemtë më dërgojnë foto nga…”/ Loredana po kërkon një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi?

Related Posts

Dr. Gorani : Të prekur nga sëmundjet e zemrës në rritje, përfshirë të moshës 20 deri në 30 vjeç

28. Januar 2026

Cili element i rëndësishëm iu mungon në trup nëse ju shfaqen ulçërat e gojës?

29. Dezember 2025

2 minuta ecje çdo 30 minuta ulje, “ilaçi” i thjeshtë që ul lodhjen dhe rrit fokusin

18. Dezember 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.