Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026

A ka ndryshuar familja e Brikenës qëndrim ndaj Mateos? Një detaj në Instagram po bën xhiron e rrjetit

13. Februar 2026

“Valle Kosovare” në Bullgari? Fansat reagojnë pas publikimit të këngës së re nga Azis dhe Tsvetelina Yaneva

13. Februar 2026

Yjet flasin për ndryshime dhe emocione të forta

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Dr. Gorani : Të prekur nga sëmundjet e zemrës në rritje, përfshirë të moshës 20 deri në 30 vjeç
Shëndeti

Dr. Gorani : Të prekur nga sëmundjet e zemrës në rritje, përfshirë të moshës 20 deri në 30 vjeç

28. Januar 20264 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet e zemrës është në rritje, përfshirë pacientë të moshës 20 deri në 30 vjeç.

Kështu ka deklaruar kardiologu Daut Gorani, në një intervistë për Ekonomia Onlinen.

Ai tha se gjatë muajve të fundit janë trajtuar edhe raste të pacientëve shumë të rinj, të cilët janë paraqitur me sindromë akute koronare.

“Kohët e fundit është vërejtur një trend në rritje i të sëmurëve nga zemra me moshë të re. Ne para disa muajve kemi pranuar pacientë të moshës 22-vjeçare, pastaj kemi 23-24-vjeçarë. Pra, nga mosha 20 deri në moshën 30-vjeçare është hetuar që kohëve të fundit ka mjaft pacientë që vijnë me sindromën akute koronare”, tha ai.

Sipas Goranit, kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me faktorët e rrezikut, ku në krye renditen duhanpirja, përdorimi i drogave, ushqimi i pashëndetshëm dhe stresi.

“Është shqetësuese dhe është për shkak të faktorëve të rrezikut. Në radhë të parë është duhanpirja, tek të rinjtë është mjaft e pranishme duhanpirja. Ndonjëherë është edhe abuzimi me droga, për shkak se drogat shkaktojnë çarjen e arterieve koronare, arterieve të zemrës. Pastaj kemi kequshqyeshmërinë, obeziteti është shumë i pranishëm kohëve të fundit, të rinjtë përdorin shumë fast food, do të thotë ushqimin e shpejtë dhe me shumë yndyrna dhe shumë sheqerna”, tha ai.

Ai shtoi se edhe stresi, diabeti dhe faktorët gjenetikë luajnë rol të madh në shfaqjen e hershme të sëmundjeve kardiake.

“Pastaj është stresi, stresi është një nga faktorët shumë, shumë të rëndësishëm. Jeta është shumë dinamike, problemet e ndryshme të të rinjve dhe ngritja e nivelit të kortizonit në gjak shkakton shumë, edhe ashtu të them, një zinxhir çrregullimesh në organizëm dhe natyrisht shkakton edhe ataket kardiake. Pastaj është prania e diabetit, në kohët e fundit edhe tek të rinjtë po paraqitet diabeti në moshat e hershme. Pastaj kemi gjenetikën, faktorët gjenetikë mund të them që janë faktor vendimtar. Mund të mungojnë të gjithë këta faktorë rreziku, por nëse faktori gjenetik është i pranishëm, vjen deri te sëmundja edhe në moshë të hershme. Apo mund të jenë të pranishëm të gjithë faktorët, por nëse faktori gjenetik nuk është, çuditërisht ata pacientë nuk kanë probleme kardiake”, tha ai.

Duke folur për parandalimin, Gorani kërkoi rikthimin e masave kundër duhanpirjes në hapësirat publike dhe më shumë edukim për stil jetese të shëndetshëm.

“Një kohë institucionet shtetërore kanë ndërmarrë aksione kufizuese në përdorimin e duhanit nëpër lokale apo në vendet publike, por hetoj që në kohët e fundit këto janë anuluar dhe shihet që nëpër lokale është mjaft e pranishme duhanpirja. Të rikthehen masat rigoroze sa i përket duhanpirjes, ky është apeli im”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe kontrollit të faktorëve të tjerë shëndetësorë.

“Është edukimi i të rinjve për mënyrën e ushqimit, do të thotë kequshqyeshmëria si faktor duhet të reduktohet maksimalisht. Të motivohen të rinjtë të ushqehen shëndetshëm, pastaj të ndjekin aktivitetin fizik. Duhet të ketë aktivitet fizik, regjistrimi në ekipe sportive, fitnes e të tjera. Angazhimi fizik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë këta faktorë rreziku që mund të modifikohen, rregullimi i tensionit arterial, edhe shtypja e gjakut është një prej faktorëve të rrezikut. Obeziteti, të rregullohet pesha trupore, ata që kanë probleme me sheqer ta rregullojnë nivelin e diabetit, ta zvogëlojnë aktivitetin stresik”, tha ai.

Në fund, Gorani apeloi për kujdes të shtuar ndaj përdorimit të drogave.

“Për të rinjtë posaçërisht, tek ne nuk është shumë sa është në shtetet perëndimore konsumimi i drogave, apeloj që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos i konsumojnë kurrsesi drogat, për shkak se ata nuk mund ta marrin me mend çfarë çrregullimi në organizëm shkaktojnë. Përveç dëmtimeve të organeve të tjera, edhe enët e gjakut janë shumë të prekura nga përdorimi i drogave”, tha ai.

Dr. Gorani
Share. Facebook
Previous ArticleÇfarë po ndodh me Arbenita Ismajli pas ndarjes, me kë po pi raki?
Next Article Vëllai i kërkoi të shkëputej nga Miri, Selin tregon vendimin që ka marrë

Related Posts

Cili element i rëndësishëm iu mungon në trup nëse ju shfaqen ulçërat e gojës?

29. Dezember 2025

Si mund të ndikojë në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

13. Juli 2025

Pse duhet të hani më shumë hudhra gjatë verës?

13. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

Read More

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

Read More

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.