Po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohet për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen e 26-vjeçares Zana Gjevukaj.
Seanca po vazhdon, ndërsa Kastrati ka pranuar fajësinë, ndërkohë që avokati i familjes së viktimës, Milot Neziraj, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Avokati Neziraj theksoi se për një rast me pasoja kaq të rënda, masa e arrestit shtëpiak është e papërshtatshme dhe nuk siguron ndjeshmërinë e nevojshme ndaj familjes së viktimës.
Aktakuza ndaj Kastratit u ngrit më 11 qershor. Ai akuzohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. Gjatë seancës, prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri prezantoi aktakuzën, ndërsa Kastrati u deklarua fajtor.







