Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Xhandarmëria serbe në Kosovë, KFOR-i: Të gatshëm të marrim masa për të parandaluar rreziqet e tensioneve
Ballina

Xhandarmëria serbe në Kosovë, KFOR-i: Të gatshëm të marrim masa për të parandaluar rreziqet e tensioneve

16. Oktober 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

Për këtë çështje, Klankosova.tv ka pyetur KFOR-in, mision i cili tha se pjesëtarët e tij monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

“Jemi në kontakt të rregullt me ​​përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë KFOR-i në përgjigjen për Klankosova.tv.

Në përgjigje saktësohet që misioni do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës së përtërirë”.

Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Policia në njoftimin e djeshëm të orëve të vonshme tha se më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, “tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe”.

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, tha dje policia. /Klankosova.tv

PK
Share. Facebook
Previous ArticlePlantacioni dy tonësh i drogës në Pejë, këta janë personat që u arratisën e po i kërkon Policia
Next Article Dhurata Dora plot stil në paraqitjen e fundit

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.