Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur lidhur me rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që “u vra nga pakujdesia” gjatë momentit të arrestimit në Lipjan në orët e para të së hënës.
Sveçla ka thënë se është deklaruar kur është pyetur për rastin e Zejnullahut, ndërkaq ka qeshur me arrogancë përkrah truprojave të tij kur është pyetur për dorëheqje.
Kohëve të fundit ka pasur thirrje të shumta për dorëheqje morale nga akterët politikë përgjegjës për institucionin e Policisë.







