Deputetët e betuar sot për të 40-tën herë do të tentojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 11:00, njofton Klankosova.tv.
Në seancën e kaluar, pati një debat më të ashpër mes kryesuesit Avni Dehari, dhe tri deputeteve të ish-opozitës.
Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.
Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.







