Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë, më 1 maj
Lajme

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë, më 1 maj

15. April 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj sindikate kanë bërë të ditur se më 1 maj do të organizohet një protestë, kurse në rast së kërkohet nga anëtarësia, do të vazhdohet edhe më grevë të përgjithshme në sistemin arsimore.

Një protestë, më 1 maj pritet të organizohet nga Sindikata e Arsimit si paralajmërim për Ministrinë e Arsimit, se mund të ndërmerren hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka gatishmëri për të biseduar, gjë të cilën e kanë kërkuar tash e sa kohë përfaqësuesit e  Sindikatës së Arsimit.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës se hapat e paralajmëruar janë detyruar t’i marrin pasi po mungon dialogu social ndërmjet SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Meqenëse po e shohim që nuk po vendoset dialogu social ndërmjet sindikatës dhe ministrisë së Arsimit në fillimisht ndoshta do të fillojmë me një protestë e cila do të mbahet më 1 maj. Mandej do të fillohet me grevë një orësh, pastaj dy orësh e pastaj një ditësh. Urojmë që të mos shkojmë me grevë të përgjithshme e gjithë procesi mësimor të ndërpritet në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Tutje, Shala tha se sistemi arsimor në vend është duke u ballafaquar më shumë probleme dhe për këtë është i nevojshëm dialogu me Ministrinë e Arsimit. Marrë parasysh këtë situatë, punëtorët e arsimit sipas saj po bëjnë kërkesa të vazhdueshme që të fillohet më hapa sindikalë.

“Janë mbledhur shumë probleme që e preokupojnë tani sistemin arsimor dhe mësimdhënësit në Kosovë. E dimë që kushtet e punës në shumë shkolla janë të mjerueshme. Pastaj do të debatojmë për çështjen e kontratave individuale të mësimdhënësve, një çështje që tanimë e kanë ngritur drejtoritë komunalë të  Arsimit dhe disa prej komunave dhe për shumë çështje të tjera të arsimit në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Në lidhje më paralajmërimin e Sindikatës së Arsimit për mundësinë e organizimit të protestës me datë 1 maj dhe për hapat e tjerë sindikalë që pritet t’i marrin në muajt në vijim, edhe përkundër përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

MASHT
Share. Facebook
Previous ArticleSipas Kim-it, vajza e saj është stilistja e vitit
Next Article Debate të nxehta në kabinetin e luftës së Izraelit, zyrtarët nuk po vendosin si t’i përgjigjen sulmit të Iranit

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.