Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 korrik në orën 11:00, seancën e 47-të konstituive, pasi edhe në vazhdimin e 46-të dështoi të konstituohet.
Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.
Pavarësisht se 43 deputetë votuan për, mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos kalojë, çka solli ndërprerjen e seancës.
Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër Avni Dehari, ka bërë të ditur se përpjekja e radhës për konstituim do të ndodhë nesër.







