Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
“Rise Up” dhe ”Girls”, këngët frymëzuese të presidentes Osmani në kohë festash
Lajme

„Rise Up” dhe ”Girls”, këngët frymëzuese të presidentes Osmani në kohë festash

30. Dezember 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zbuluar pak nga shija e saj e botës kulturore dhe frymëzuese, duke përmendur disa libra, filma dhe këngë që i lënë përshtypje.

Në këtë periudhë festive ajo ekskluzivisht për klankosova.tv, veçoi librin autobiografik “Educated” nga Tara Westover, teksa në fushën e kinemasë, Osmani theksoi filmin “The Six Triple Eight”.

Sa i përket muzikës, presidentja shtoi se bashkë me vajzat dëgjon këngë frymëzuese si “Rise Up” nga Andra Day dhe “Girls” nga Rachel Platten, të cilat i shërbejnë si mesazhe fuqizuese për gratë dhe vajzat.

Në këtë periudhë festive, cili është libri, filmi ose kënga që ju frymëzon më shumë?

 

”Një libër që më ka lënë mbresa së fundi është “Educated” nga Tara Ëestover. Ky është një rrëfim autobiografik i fuqishëm për jetën e autores, e cila u rrit në një familje të izoluar në Idaho, pa arsimim formal dhe nën një regjim të ashpër kontrolli familjar. Ajo rrëfen udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm për arsimim, duke thyer barrierat e vendosura nga familja dhe duke përfunduar doktoraturën në Universitetin e Kembrixhit. Ky libër është i jashtëzakonshëm, sepse frymëzon lexuesit ta vlerësojnë fuqinë e arsimit dhe të kuptojnë sa e rëndësishme është të gjesh kurajën për të ndjekur ëndrrat, pavarësisht pengesave”.

”Filmi që kam parë së fundmi dhe më ka lënë përshtypje është The Six Triple Eight. Ky film tregon historinë e jashtëzakonshme të batalionit 6888, një njësi e përbërë nga gra të guximshme, të gjitha me ngjyrë, që shërbyen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo që e bën këtë film të veçantë për mua është mënyra se si sjell në jetë një pjesë të historisë që shpesh është lënë në hije – sakrificën e këtyre grave për të përmbushur një mision të pamundur, duke përballuar diskriminimin dhe kushtet e vështira. Mesazhi i tij për forcën, guximin dhe rëndësinë e solidaritetit në kohë të sfidave është tejet frymëzues dhe universal. Është vështirë të gjej kohë për filma por po shpresoj që gjatë festave të gjej mundësi ta shoh sezonën e dytë të serialit “The Diplomat”’.

”Përsa i përket muzikës, këto ditë, së bashku me vajzat dëgjojmë më shumë muzikë festash”.

”Një këngë që e dëgjoj shpesh është “Rise Up” nga Andra Day, sepse në përgjithësi më pëlqejnë këngët frymëzuese (përfshirë kur ato janë siç “soundtracks” të filmave të mirënjohur). Poashtu, e dëgjoj shpesh këngën “Girls” nga Rachel Platen, sepse është mesazh i një nëne për vajzat e saj, që ka për synim fuqizimin e tyre, pavarësisht sfidat e jetës. Dëgjojmë shumë edhe muzikë të vjetër shqipe e këngë që kanë lënë gjurmë. Këto burime frymëzimi ma kujtojnë forcën dhe potencialin që kemi të gjithë për të krijuar ndryshime pozitive, si individualisht ashtu edhe kolektivisht”.

Vjosa Osmani
Share. Facebook
Previous ArticleKërkohet personi i zhdukur, 26 vjeçari nga Prizreni
Next Article Moti sot me diell e vranësira të pakta

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.