Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, këtë mbrëmje po renditet në pozitën e 21-të në botë për nga niveli i ndotjes së ajrit.
Sipas matjeve të platformës “IQ Air”, vlera e grimcave të dëmshme PM ka arritur në 106, një nivel që konsiderohet i dëmshëm për disa kategori të popullsisë, veçanërisht për personat me probleme respiratore, të moshuarit dhe fëmijët.








