Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Përdorimi i telefonit në tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve
Këshilla

Përdorimi i telefonit në tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve

4. September 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Shumë njerëz e shohin tualetin si vendin e vetëm për pak qetësi, për të lexuar apo për të kaluar kohë me telefon. Por ky zakon mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin, sipas studimit të ri të publikuar në revistën shkencore PLOS One, ka raportuar CNN.

Studimi tregon se përdorimi i telefonit gjatë qëndrimit në tualet rrit me 46 për qind rrezikun për të zhvilluar hemorroide. Arsyeja kryesore është koha e zgjatur që njerëzit kalojnë ulur në WC, duke humbur ndjenjën e kohës nga përdorimi i rrjeteve sociale apo leximi i lajmeve online.

“Hemorroidet janë grupe venash në zorrë të trashë apo rektum dhe jashtë anusit që mund të fryhen nga presioni i shtuar, duke shkaktuar kruarje, dhimbje dhe gjakderdhje”, ka shpjeguar doktoresha Trisha Pasricha, autore kryesore e studimit, gastroenterologe në Massachusetts General Hospital dhe ligjëruese në Harvard Medical School.

Ajo ka theksuar se modeli i biznesit të aplikacioneve të rrjeteve sociale është krijuar t’i shpërqendrojë njerëzit.

“Aplikacionet janë krijuar të na bëjnë të humbim ndjenjën e kohës dhe të na varin pas algoritmit. Ne po fillojmë të kuptojmë sa shumë po ndikojnë telefonat e mençur në faktorë të ndryshëm të jetës sonë”, ka thënë ajo.

Në studim morën pjesë 125 të rritur që po i nënshtroheshin një kolonoskopie kontrolluese. Nga ta, 66 për qind pranuan se përdorin rregullisht telefonin në tualet. Ata që e merrnin telefonin me vete kalonin dukshëm më shumë kohë ulur sesa ata që nuk e përdornin.

Mjekët shpjegojnë se ulja për kohë të gjatë në tualet, sidomos në pozicionin e WC-së moderne, rrit presionin në zonën e rektumit dhe favorizon shfaqjen e hemorroideve.

“Kur je ulur në një guacë tualeti, nuk ke mbështetje të dyshemesë së legenit. Me kalimin e kohës kjo rrit presionin dhe bën që gjaku të grumbullohet”, ka thënë Pasricha.

Doktoresha Hima Ghanta, kirurge kolorektale në Holy Name Medical Center në New Jersey, ka shtuar se qëndrimi i gjatë me telefon shoqërohet edhe me qëndrim të keq trupor.

“Kur shikojmë në telefon, shpesh përkulemi. Ky pozicion nuk është ideal për zbrazjen e zorrëve. Njerëzit që dikur ishin të detyruar të uleshin në pozicion cuc nuk kishin kaq shumë probleme. Por ne kemi ndryshuar mënyrën se si ulemi dhe kjo po i përkeqëson hemorroidet”, ka thënë ajo.

Studimi tregon se problemi nuk lidhet drejtpërdrejt me kapsllëkun.

“Përdoruesit e telefonave nuk kishin më shumë vështirësi me kapsllëkun sesa ata që nuk e përdornin. Hipoteza ime është se përdorimi pasiv i telefonave bën që venat hemorroide të fryhen dhe të dalin, duke shkaktuar hemorroide”, ka shtuari Pasricha.

Mjekët paralajmërojnë se edhe gjeneratat e reja po diagnostikohen gjithnjë e më shpesh me këtë problem.

“Faktorë si mungesa e fibrave dhe obeziteti ndikojnë, por përdorimi i telefonit në tualet është një nga kontribuesit kryesorë”, ka thënë gastroenterologia  Sandhya Shukla nga New Jersey.

Si ta ulni rrezikun?

Ekspertët rekomandojnë të shmanget marrja e telefonit në tualet. Nëse kjo nuk shmanget, duhet kufizuar koha e qëndrimit.

“Konsensusi i ekspertëve është tre minuta për çdo dalje jashtëqitjeje, por gjithçka varet nga individi”, ka thënë Shukla.

Një këshillë praktike është vendosja e një alarmi ose kufizimi i kohës në bazë të disa videove të shkurtra.

“Nëse pas dy videove në TikTok nuk ka ndodhur asgjë, është më mirë të ngriheni dhe të provoni përsëri më vonë sesa të rrini ulur”, ka sugjeruar Pasricha.

Ndërkohë Ghanta ka thënë se ka shumë gjëra në jetë që i nxisin njerëzit t’i bëjnë ngadalë e me kujdes, por kjo nuk vlen për tualetin.

Telefoni Tualet
Share. Facebook
Previous ArticlePse aroma e shiut na lumturon? Shkenca e petrichor-it
Next Article Rituali 10-minutësh i mëngjesit që po rrit produktivitetin – prova e thjeshtësisë

Related Posts

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

18. November 2025

Gripi sezonal, ISHP apelon për masa higjienike

13. November 2025

A ju lagen dritaret sapo të ftohet moti? Ky truk kundër kondensimit vërtet funksionon!

8. November 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.