Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, ka rikonfirmuar gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në tejkalimin e bllokadës për konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se tashmë, me një interpretim të qartë kushtetues për kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve, ekziston hapësira për rikthimin e funksionalitetit institucional.
Krasniqi deklaroi se PDK ka ofruar qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të respektuar rendin demokratik dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve.







