Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Osmani fiton çmimin “M100 Media”, cilësohet si zë i domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike
Ballina

Osmani fiton çmimin “M100 Media”, cilësohet si zë i domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike

21. August 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin mediatik “M100 Media”.

Ky çmim u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit si dhe mirëkuptimit evropian.

Çmimi do të ndahet më 12 shtator të këtij viti në në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam të Gjermanisë, ku përveç Osmanit, i njëjti çmim do t’i ndahet edhe kryeministrit polak, Donald Tusk, teksa si folës kryesor do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz, njofton Klankosova.tv.

Kryebashkiaku i Potsdamit dhe kryetari i Bordit Këshillimor të M100, Mike Schubert,foli mbi vendimin që Osmani e Tusk të nderohet me çmimin mediatik “M100 Media”, ku për të parën e shtetit të Kosovës dhe kryeministrit polak tha se janë zëra të domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike në këto kohë sfiduese.

“Ata janë pionierët për një Evropë moderne dhe të qëndrueshme. Vjosa Osmani ka treguar vendosmëri dhe largpamësi në avokimin e demokracisë së re në një rajon të shënuar prej kohësh nga konflikte, duke treguar rëndësinë kritike të mbrojtjes së lirisë dhe drejtësisë”.

“Donald Tusk përfaqëson një luftë të palëkundur kundër autokracisë dhe natyrës së panegociueshme të vlerave demokratike. Të dy – Vjosa Osmani-Sadriu dhe Donald Tusk – vendosin të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në themel të veprimeve të tyre. Zërat e tyre janë të paçmuar tani – jo vetëm për vendet e tyre, por për të gjithë kontinentin. Ata nuk janë vetëm evropianë të përkushtuar, por mbi të gjitha, të detyrueshëm. Puna e tyre vendos standarde dhe është frymëzuese”, tha Schubert, transmeton Klankosova.v.

Ndërsa, në njoftimin e “M100 Sanssouci Colloquium”, u tha se Osmani, që nga fillimi i karrierës së saj politike, ka avokuar pa u lodh për reforma, forcimin e demokracisë, kursin pro-evropian, luftën kundër korrupsionit si dhe barazinë dhe të drejtat e grave në Kosovë e më gjerë.

“Presidentja Osmani është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave, presidentja Osmani është e palëkundur në dërgimin e një sinjali të fortë pro-evropian se demokracia dhe liria duhet të mbrohen si arritje thelbësore”, thuhet ndër të tjera nga “M100 Sanssouci Colloquium”,

Vjosa Osmani
Share. Facebook
Previous ArticleKeisi Medini po shkëlqen e veshur me fustan të kuq
Next Article Fotografohet për herë të parë Ben Affleck, pasi JLo paraqiti kërkesën për divorc

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.