Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Operacion i rrallë në QKUK, për herë të parë vena e këmbës përdoret si arterie e barkut
Lajme

Operacion i rrallë në QKUK, për herë të parë vena e këmbës përdoret si arterie e barkut

28. Januar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se ky intervenim kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, tek një pacient i moshës së shtyrë.

“Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit, të Klinikës së Anesteziologjisë.
Pacienti kishte tri vatra të infeksionit -qelbit, përreth enëve artificiale të gjakut, (protezë vaskulare Dacron 8 mm dhe Dacron 7 mm). Këto dy operime pacienti i kishte kryer në Shkup, në vitin 2020. Pacienti N.D, 73 vjeç, kishte dhembje, temperaturë dhe tri koleksione të qelbit: e para në pjesën e poshtme të barkut, e dyta në kofshë lartë dhe e treta në pjesën e poshtme të kofshës, të cilat ishin para plasjes, që pastaj mund të shkaktonin një shkallë vdekshmërie shumë të lartë dhe humbjen e këmbës deri në 90%”, thuhet në njoftim.

“Duke qenë të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik të madh, ekipa mjekësore vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.
Për ta shpëtuar jetën e pacientit, fillimisht u larguan vatrat infektive bashkë me protezat vaskulare të infektuara, që ishte punë shumë e vështirë, sepse ishte hera e katërt që i njëjëti pacient operohej në regjionin inguinal (gilca) të djathtë.
Pastaj morën venën e thellë (VFS) nga këmba e djathtë dhe e bënë; Bypassin (urëzimin) prej një pjese të shëndoshë të protezës në bark deri në arterien dytësore të këmbës, (arteria femoris profunda dex.), pasi që arteria kryesore e këmbës (AFS), ishte kaherë e mbyllur.
Gjithashtu, ekipi mjekësor për ta shpëtuar këmbën e djathtë, morën venën sipërfaqësore (VSM) nga këmba e majtë dhe realizuan bypasin (urëzimin) nga segmenti i fundit të bybasit të mësipërm deri tek gjuri i këmbës së djathtë”, thuhet tutje në njoftim.

ShSKUK shton se më parë rastet e tilla kanë shkuar për mjekim jashtë vendi.

Për më tepër, rastet e tilla me infeksion të dy grafteve vaskulare (enëve artificiale të gjakut) në të njëjtën kohë janë raportuar rrallë në literaturën mjekësore.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore./

QKUK
Share. Facebook
Previous ArticleKy është burri që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë
Next Article Ahmeti këndon këngë me çifteli në prag të betimit të Xhaferit si kryeministër

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.