Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot përpjekjen e saj të dytë për të zhbllokuar ngërçin politik që ka paralizuar vendin pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.
Në këto momente Osmani ka nisur takimin me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, kjo si përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale.







