Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në segmentin e 7-të, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Ju njoftojmë se përmes një vendimi të nënshkruar nga zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradaën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike).
Vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.
Kjo ministri njofton poashtu se punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike .







