Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Mediat turke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi
Ballina

Mediat turke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi

4. September 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, u arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, ka shkruar se i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

Sipas mediave turke, është konstatuar se Rexhepi ka transferuar para për personelin në terren në Turqi, i cili, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit, ka kryer operacione me dronë, operacione  psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe ka përpiluar informacione për fushën siriane.

Si rezultat i punës së Agjencisë Kombatare të Inteligjencës (MIT) u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit.

Mediat turke raportojnë se të gjitha llogaritë e Rexhepit, i cili u konstatua se kishte bërë një numër të madh të transfertave të parave përmes Western Union për personelin në terren në Turqi, u monitoruan për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Liridon Rexhepi sipas këtyre medieve filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti kur hyri në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. Pas kësaj faze u vendos koordinimi me Drejtorinë e Degës TEM të Policisë së Stambollit. Rexhepi u ndalua nga Drejtoria e Degës TEM të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Liridon Rexhepi, thuhet se në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transfere parash.

Siç raportohet, si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Po ashtu raportimi thekson se u zbulua se personeli në terren në Turqi i përdorte paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburimet e tyre në Siri përmes Western Union. Gjithashtu u përcaktua se personeli në terren në Turqi paguante burimet e tyre në Siri nëpërmjet kriptomonedhës.

Familja e Rexhepit në një deklaratë janë shprehur të bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen.

Liridon Rexhepi
Share. Facebook
Previous ArticleDhurata Dora po i shijon tej mase pushimet
Next Article Jul Deda ndan fotografinë e rrallë nga dasma e tij

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.