Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Lulzim Kamberi i thur lavde vetes pasi dha dorëheqjen nga Kardiologjia, kishte aktakuzë!
Ballina

Lulzim Kamberi i thur lavde vetes pasi dha dorëheqjen nga Kardiologjia, kishte aktakuzë!

23. Oktober 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements
Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi është deklaruar pas raportimit të dorëheqjes së djeshme, të raportuar nga Indeksonline.

Portali kishte konfirmuar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njohur  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

Reagimi i plotë:

Dorëheqja. Ju njoftoj se pas periudhës, pak më të gjatë se 3 vjet, të drejtimit të Klinikës së Kardiologjisë dorëhiqem nga posti i drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë!

Arsyeja e dorëheqjes. Unë kam qëndruar dhe rezistuar ndaj të gjitha përpjekjeve (jo të pakta), organizimeve, mendësive, protestave, peticioneve, të motivuara dhe të incentivuara nga arsye të ndryshme, e që në fund do të përfundonin në pengim serioz të avansimit të Klinikës së Kardiologjisë.

Këtë qëndrim stoik e ndieja si obligim dhe si borxh ndaj gjeneratave të cilat kanë sakrifikuar gjithçka për ne si dhe ndaj gjeneratave të ardhshme!  

Tani kur Klinika e Kardiologjisë “lundron” në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale.

Dorëheqja shpresoj të ndikoj në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë.

Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj..

Po ashtu, disa herë nuk ka qenë në nivelin e duhur edhe mbështetja dhe koordinimi i veprimeve nga strukturat hierarkike, me përjashtime.

Arritjet. Me punë të kujdesshme e me angazhim të lartë, Klinika e Kardiologjisë në këtë periudhë, ka pasur jashtëzakonisht shumë suksese. Disa prej tyre as nuk e kisha menduar se mund të  arriheshin deri në këtë nivel, në këto rrethana.

Qëllimi, përbetimi dhe përpjekja ime ka qenë zhvillimi i Klinikës së Kardiologjisë dhe fillimi i formimit të mendësisë tjetër afatgjate, progressive dhe zhvillimore.

Menaxhmenti i Klinikës, unanimisht që në fillim vendosëm si objektiv primar të çojmë para në kuptimin pozitiv të çdo gjëje të mundshme lidhur me përkujdesjen ndaj të sëmuarit në Klinikë. Për  të  arritur këte u përcaktuam për metodat e dëshmuara: pozitivitetin, tolerancën, respektin dhe disiplinën në punë. U përcaktuam poashtu për gjithëpërfshirje, shumëpërfshirje dhe mirëpërfshirje e të gjithë të punësuarve.

Duke vendosur të sëmuarin në qendër të vëmendjes, me angazhim të vazhdueshëm, durim dhe qëndrueshmëri arritëm rezultate të larta – suksese.

Disa nga këto janë listuar më poshtë:

Bashkimi i Klinikës. Klinika e Kardiologjisë ishte e ndarë (praktikë e panjohur në shëndetësitë e përparuara). Kjo ndarje ishte bërë pengesë e madhe në punë. Ndarja pengonte shumë vendimet e duhura që duheshin ndërmarrë për të sëmuarin, poashtu pamundësonte punën e kardiologëve të interesuar për punë në kardiologjinë invazive dhe pengonte edukimin dhe përditësimin e drejtë të kuadrove specializantë dhe specialistë.

Ndodhte që një kardiolog të indikonte hulumtim invaziv dhe tjetri i klinikës tjetër ta anulonte dhe të vendoste diçka tjetër duke krijuar konfundim te i sëmuri dhe duke mos ditur se kush ka të drejtë (komunikim i shkëputur për shkak të organizimit joadekuat).

Menaxhmenti i Klinikës punoi në organizimin e ri të klinikës (ribashkimin) e përcjellur me ndërrim të Statutit.

Gjysëmintensiva e Kardiologjisë repart i themeluar për herë të parë. Pas analizimit të gjendjes, e në të mirë të sëmuarëve përpilohet Rregullorja për Organizim të Brendshëm të Klinikës. Me të cilën parashihet të hapet për herë të parë në Klinikën e Kardiologjisë Reparti i Gjysëmintensivës së Kardiologjisë.

QKUK
Share. Facebook
Previous ArticleDebat i fortë mes banorëve, shkak mikrofoni
Next Article Kështu ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.