Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Lidhje me ISIS-in, kërkohej për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji- Kush është kosovari që u arrestua sot?
Lajme

Lidhje me ISIS-in, kërkohej për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji- Kush është kosovari që u arrestua sot?

21. Februar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Pas dy vite e gjysmë në arrati, Visar Avdyli u arrestua në Ferizaj të Kosovës përgjatë ditës. Ata po kërkoheshin nga autoritetet ndërkombëtare, saktësisht nga Norvegjia (shteti ku dyshohet të kenë kryer krime).

Visar dhe Valon Avdyli, vëllai i tij, u akuzuan për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20 vjeçar, shtetas i Norvegjisë, në Mortensrud, qytet në shtetin respektiv, shkruan Gazeta Insajderi.

Nga ajo çka thuhet në mediat norvegjeze, Hamse u vra në shkollë më 7 tetor 2021. Ai pësoi plagë pasi u sulmua me armë zjarri dhe u dërgua në spital me lëndime kritike. Viktima vdiq të nesërmen, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

 

Visar Avdyli 34-vjeçar, së bashku me vëllain e tij të madh, Valon Avdyli 37-vjeçar, ishin në kërkim ndërkombëtar për vrasjen që nga tetori i vitit 2021.

Të dy vëllezërit kosovarë kanë qenë më parë të dënuar për terrorizëm.

Në vitin 2016, dy vëllezërit u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas seksionit të ri të terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t’i ofronte mbështetje materiale IS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Në të majtë është Valon Avdyli, vëllai i Visar Avdylit i cili u arrestua sot në Ferizaj.

Në aktgjykimin ndaj Valon Avdylit, Gjykata e Lartë atje thotë se Avdyli ka ardhur në Norvegji si pesëvjeçar dhe se është rritur në Bærum. Ai ka diplomë bachelor nga kolegji i marketingut dhe, sipas vendimit, u bë praktikues i fesë myslimane në vitin 2011. Më pas thuhet se ai ishte betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Egzon Avdyli ishte zëdhënës i Umetit të Profetit para se të udhëtonte për në Siri, ku vdiq duke luftuar për IS-in në prill të 2014-ës.

Policia e Kosovës përgjatë së mërkurës kanë njoftuar se njesiti ‘FAST Kosova’ kanë arrestuar në Ferizaj Visar Avdylin.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”.

Ndaj Visar Avdylit, sipas policisë, do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Visar Avdyli
Share. Facebook
Previous ArticlePas eliminimit të Gracianos nga BBV, Argjira ka për të thënë diçka
Next Article A e dini se për çfarë shërben tapa e derës së veturës

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.