Mëngjesin e së dielës në Pejë ka ngelur i plagosur biznesmeni pejan, Jeton Buquku. Të dyshuar për këtë rast kanë qenë tre persona.
Sinjali raporton se në rast janë identifikuar tre persona nga fshati Maznik i Deçanit. Bëhet fjalë për Arjan Qelajn, Yll Qelajn dhe Altin Qelajn.
Siç raportoi dje Insajderi, Buquku është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë të rënda, ndërsa pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të rëndë të ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar, përveç plagosjes me armë zjarri, viktima është goditur edhe me mjete të forta.
“Vrasje në tentativë- Pejë, 11.01.2026 – 09:15. Raportohet se brenda një lokali privat, persona të panjohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe e kanë goditur me mjet të fortë viktimën, mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport. /Insajderi






