Infermieri Enlirat Duraku ka reaguar përmes një postimi ku ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj infermierëve dhe mungesën e përfaqësimit të tyre në strukturat drejtuese.
Ai ka thënë se infermierët nuk respektohen dhe vazhdojnë të injorohen, ndonëse janë ata që mbajnë sistemin shëndetësor gjallë.
“Mirë që infermierët e QKUK-së janë të zënë duke mbajtur gjallë njerëzit që ata dështojnë t’i drejtojnë”, ka shkruar ai, duke shtuar se jetët e qytetarëve për disa janë vetëm numra dhe vota.






