Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Hapet zyrtarisht aplikimi për Subvencione në Bujqësi
Lajme

Hapet zyrtarisht aplikimi për Subvencione në Bujqësi

13. März 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se që nga sot janë hapur zyrtarisht aplikimet për subvencione në bujqësi.

Peci ka thënë se në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët synojnë që të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore,  për misër, elb, grurë, thekër, tërshërë, luledielli, vreshta, perime, përkrahje për kafshë të imta dhe të mëdha

“Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Më tej ministri, ka njoftuar se përmes këtij subvencioni do të përkrahen kulturat primare në fushë të hapur dhe prioritizimi i tyre.

“Risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport”, shkruan Peci./

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi Kosovë
Hapet aplikimi për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024.
Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes.
Përkrahje e 28 nën-sektorëve, e kultura bujqësore.
Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën.
Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar.
Përkrahje për misrin 329 € /ha
Përkrahje për elbin 304 € / ha
Përkrahje për thekrën 304 € / ha
Përkrahje për tërshërën 304 € / ha
Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.
Rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektar
Pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha.
Rritje e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg
Risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport:
Speci – Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha
Speci – Varieteti Somborka nga 500 €/ha në 654 €/ha
Domate nga 500 €/ha në 654 €/ha
Tranguj nga 500 €/ha në 654 €/ha
Qepa nga 500 €/ha në 654 €/ha
Hudhra nga 500 €/ha në 654 €/ha
Fasulja monokulture nga 500 €/ha në 754 €/ha.
Patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha.
Vazhdon përkrahja për perimet e tjera në fushë të hapur me 554 €/ha ndërsa për perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha.
Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë.
Rritje e përkrahjes për sipërfaqet që janë të çertifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike.
Subvencionimi për lopë qumështore nga 90 € për krerë
Rritje e përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë.
Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica.
Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë
Vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog.
Përkrahje konkrete, transparente, kontrollë e meritokraci.
Vazhdojmë tutje!
Qeveria për fermerin!

Faton Peci
Share. Facebook
Previous ArticleZbulohet arsyeja pse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana
Next Article Xhensila Myrtezaj mahnitë me format trupore në imazhet e fundit

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.