Fansat kanë reaguar në rrjetet sociale të shokuar nga vdekja e parakohshme e Marge Simpson-in.
Seriali i animuar më jetëgjatë në histori, “The Simpsons”, ka krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm ndër vite për parashikimet e tij që shpesh kanë rezultuar të sakta.
Shakatë dhe skenat që më vonë u bënë realitet përfshijnë hyrjen fluturuese të Lady Gaga-s në Super Bowl, SHBA-në duke u përballur me grerëzat vrasëse, një sëmundje që ngjan frikshëm me Covid-19 dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Por përveç parashikimeve të habitshme, suksesi i serialit mbështetet fort edhe te personazhet e tij të dashur. Për ata që nuk e kanë ndjekur rregullisht serialin vitet e fundit, kemi humbur personazhe si Fat Tony dhe Edna Krabappel, ndërsa Ned Flanders është bërë përsëri i ve, pas vdekjes së gruas së tij të parë, Maude.
Tashmë “The Simpsons” ka arritur në sezonin e 36-të dhe në finalen e këtij sezoni, krijuesit e serialit kanë “vrarë” Marge Simpson-in. Episodi final, me titull “Estranger Things”, paraqet marrëdhënien mes Bart dhe Lisa-s gjatë viteve, teksa Marge shqetësohet për faktin që ata janë larguar nga njëri-tjetri.







