Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Peru, ku autoritetet zbuluan trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, TikTok-eres Fabiola Alejandra Caicedo Piña, e cila rezultonte e zhdukur prej fillimit të qershorit.
Më 9 qershor, punonjës të impiantit të trajtimit të ujit “La Atarjea” në Lima zbuluan pjesë të trupit të Caicedos, të futura në çanta plastike dhe të hedhura jashtë objektit gjatë një inspektimi rutinë.
Pjesë të tjera të trupit u zbuluan më 15 qershor, por deri më 19 qershor, disa pjesë ende mungonin. Policia dyshon se viktima është mbytur përpara se të copëtohej dhe ka shenja të mundshme torture, përfshirë djegie nga cigaret në këmbë dhe në kërcinjtë e këmbëve.








