Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Toney zhvilluan një bisedë të sinqertë pas komenteve të forta që babai i Toneyt, Ekremi, i kishte drejtuar djalit të tij gjatë spektaklit.
Ekremi i kërkoi të birit që të qëndrojë larg Bia Khalifës, ndërsa e këshilloi të afrohej më shumë me Elijonën, duke theksuar se “në dashni moshë nuk ka.”
Mesazhi i tij shkaktoi reagime të ndryshme brenda dhe jashtë shtëpisë.
Elijona, e përmendur drejtpërdrejt nga babai i Toneyt, shprehu vlerësim për fjalët e tij.
“Për pjesën kur më ka përmendur babai yt, më ka ardh shumë mirë. Fjalët e çdo babe i respektoj, sepse kur flet një baba, ka shumë peshë,” tha ajo gjatë bisedës.
Diskutimi mes tyre u pa si një moment reflektimi dhe respekti, duke hedhur dritë mbi dinamikat e reja që po formohen në shtëpie.







