Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai u aksidentua ditë më parë me motor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë të premten e 27 qershorit.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga mjekët”, deklaroi Rugova.
Klankosova.tv mëson se viktima është Mirzatim Berzati.







