Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve
Ballina

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

20. September 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet dhe se kanë investuar në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera.

Fushtica ka thënë se kërkesë e vazhdueshme e nivelit lokal është shtimi i numrit të zjarrfikësve, pasi aktualisht kanë pak më shumë se 70, duke shtuar se kanë ngritur kapacitetet për raste emergjente.

“Siç e patë edhe ditëve të kaluara, Evropën e ka kapluar një mot ekstrem i cili ndoshta vjen edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike të mëdha që kanë ndodhur viteve të fundit në të gjithë globin. Në këtë rrjedhojë edhe ne kemi filluar që t’i bëjmë përgatitjet tona për raste të tilla, shpresojmë që asnjëherë të mos ndodh. Ne si Kryeqytet jemi të gatshëm, kemi angazhuar dhe kemi forcuar dhe jemi duke bërë ngritjen e kapaciteteve të shërbimeve tona emergjente, pra po flasim për shërbimin profesional të zjarrfikësve, të cilët kemi investuar këtë vit si në kapacitete si një trajnime. Aspekti tjetër është edhe nisma që deri në fund të vitit të kemi edhe shoqatën dhe njësitet e para vullnetare të zjarrfikësve dhe po ashtu për vitin tjetër kemi paraparë një ngritje të buxhetit për investime direkte në ngritjen e shërbimeve emergjente të Kryeqytetit, në mënyrë që të kemi përgjigje për rastet jo vetëm të vërshimeve por edhe të rasteve të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera që mund ta godasin Kryeqytetin”, ka thënë Fushtica.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet thekson se kanë hapur edhe Qendrën Operative Emergjente ku qytetarët mund të thërrasin 24 orë në javë për raste emergjente.

“Nuk kemi pasur deri në vitin e kaluar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, ndërsa tjetra është se deri më tani nuk kemi pas investime direkte në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera. Një bashkëpunim shumë më të mirë me Policinë e Kosovës, me FSK-në e po ashtu edhe me emergjencat mjekësore. Pra krijimi i një sistemi të integruar, po ashtu një ndryshim është krijimi i Qendrës Operative Emergjente, e cila funksionon 24/7, ku qytetarët mund të thërrasin në çdo kohë dhe të paraqesin dhe të kërkojnë ndihmë për çdo problem”,theksoi ai.

Fushtica ka thënë se kanë bërë kërkesë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjenca për rritjen e zjarrfikësve deri në 100 sosh, pasi aktualisht i kanë vetëm 71.

“Ne mendojmë që nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve edhe sipas strukturës organizative, ne duhet t’i kemi mbi 100 zjarrfikës, për momentin i kemi vetëm 71. Ne kemi bërë kërkesë që ky numër të rritet nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjenca por ata fatkeqësisht që një vit e gjysmë nuk na u janë përgjigjur kërkesave tona edhe pse zjarrfikësit paguhen nga buxheti i Kryeqytetit dhe ne prapë kërkojmë që ky numër të rritet për arsye që ne i kemi të ndara mjetet buxhetore për ta që së paku 30 zjarrfikës t’i bashkëngjiten Brigadës profesionale”, u shpreh ai.

Lulzim Fushtica
Share. Facebook
Previous ArticleShuma marramendëse e ‘papuqeve’ të Kidës
Next Article Edita Doli prezanton një aderim në Rtv Dukagjini

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.