Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Dhjami në pjesë të caktuara të trupit rrit gjasat për zhvillim të Alzheimerit
Kuriozitete

Dhjami në pjesë të caktuara të trupit rrit gjasat për zhvillim të Alzheimerit

25. Juli 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një studim i ri,  i cili është publikuar në “Neurology” ka sugjeruar se dhjami i tepërt në krahë dhe stomak rrit gjasat për zhvillim të sëmundjeve neurodegjenarative si Alzheimeri e Parkinsoni, kurse fortësia e muskujve e ulë rrezikun nga to.

Në studim morën pjesë 412,961 persona të moshave 40 deri në 70 vjeç, të cilët u ndoqën për rreth nëntë vjet. 8224 prej tyre zhvilluan sëmundje neurodegjenartive brenda kësaj kohe, më shumti Parkinson, Alzheimer si dhe forma të tjera të demencës, shkruan Forbes.

Studiuesit gjetën se personat që kishin dhjam të tepërt në kraharor patën 18 për qind më shumë rrezik për të zhvilluar këto sëmundje, krahasuar me pjesëmarrësit që nuk kishin dhjam të tepërt në duar.

Pjesëmarrësit që kishin nivel të lartë të dhjamit në stomak ishin po ashtu 13 për qind më të rrezikuar nga sëmundjet neurodegjenerative dhe ky rrezik ishte më i shprehur te burrat se sa te gratë.

Sidoqoftë kishte një faktor që ulte rrezikun nga zhvillimi i këtyre sëmundjeve. Fortësia e muskujve ulte rrezikun për më shumë se 25 për qind.

Autori i studimit, doktori Huan Song, nga Universiteti Sichuan në Kinë, ka thënë në një deklaratë se intervenimet për reduktimin e dhjamit në këto pjesë të trupit, mund të jenë formë më e mirë për të luftuar kundër zhvillimit të sëmundjeve neurodegjenarative, sesa kontrollimi i peshës së tepërt.

Në këtë studim u analizua edhe ndikimi në sëmundjet e zemrës dhe në ato të harresës. Rreth 35 për qind e pjesëmarrësve me dhjam të tepërt në stomak, e 22 për qind me dhjam të tepërt në duar, patën më shumë gjasë të kenë sëmundje të zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare, sipas studimeve të mëparshme, janë cilësuar si faktor i rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Ekspertët besojnë se menaxhimi i hershëm i sëmundjeve kardiovaskulare te njerëzit me dhjam të tepërt në duar e stomak, mund të ulë rrezikun për sëmundje neurodegjenerative, sëmundje me të cilat, sipas Cleveland Clinic jetojnë 30 milionë njerëz në mbarë botën.

Një ndër arsyet pse dhjami i stomakut rrit rrezikun është për shkak të një tipi të dhjamit që quhet visceral, i cili shtrihet vetëm rreth organeve të abdomenit. Ky lloj dhjami njihet si dhjam i fshehtë pasi nuk mund të shihet me sy.

Edhe studimet e mëparshme patën treguar se pesha e tepërt rrit rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të harresës.

Truri tkurret natyrshëm më kalimin e moshës, por pesha e tepërt mund të përshpejtojë këtë proces duke e bërë trurin të tkurret për afërsisht 10 vjet, duke rritur kështu gjasat për zhvilli të sëmundjeve si Alzheimeri.

Ndryshimet metabolike që kanë lidhje me dhjamin e tepërt mund ta dëmtojnë sistemin nervor qendror, gjë që qon në vdekje të qelizave nervore, gjendje kjo që mund të kontribuojë në sëmundje neurodegjenerative.

dhjami i tepert
Share. Facebook
Previous ArticleMënyrat tradicionale por shumë të efektshme për zgjedhjen e shalqirit
Next Article Horoskopi për sot, do të viheni përballë një zgjedhje të rëndësishme

Related Posts

Burra me qira, trendi i ri i grave në këtë shtet evropian

10. Dezember 2025

“Një ‘Like’ që kushtoi martesën”

5. Dezember 2025

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan kosovarin për dhëndër

10. November 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.