Një studim ndërkombëtar ka nxjerrë në pah një të vërtetë intriguese: Mesdheu është epiqendra e erotizmit në botë, dhe burrat nga ky rajon renditen si dashnorët më të mirë globalisht.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga aplikacioni i takimeve Wisp, burrat italianë, spanjollë dhe grekë janë në krye të listës për sharmin, romantikën dhe performancën në dhomën e gjumit.
Kush janë më “të nxehtët”?
Italianët mbajnë vendin e parë me 21% të të anketuarve që i përshkruan ata si partnerët më romantikë dhe të paharrueshëm.
Spanjollët renditen të dytët me 15%, të ndjekur nga grekët me 14%.
Brazilianët zënë vendin e katërt (11%), ndërsa francezët marrin 9%.







