Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur nga një grup fëmijësh të cilët mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Britanisë se Madhe, para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo pritje e ngrohtë e ish-kryeministrit britanik u bë pasi mbajti një fjalim rasti në seancën solemne që u organizua nga Kuvendi i Kosovës.
Blair po qëndron në Kosovë, për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pasi ishte njëri nga protagonistët kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s dhe dhënies fund të luftës.Blair është pritur edhe nga liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët e kanë vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)