Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: Infoline Marketing
Reperja istogase Rina Balaj, sot ka mbushur plotë 27-vjet jetë. Festimet për ditëlindjen e saj kanë filluar që në orët e para të mesnatës, duke sjellë një atmosferë festive dhe emocionuese. Rina ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq dhe fansa, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj. Ambienti i festës ishte i dekoruar me stil, duke reflektuar personalitetin e saj të veçantë. Nga dritat e ndritshme deri te detajet e vogla, çdo gjë ishte e menduar me kujdes për të krijuar një atmosferë të paharrueshme. Rina shfaqej e kururuar në çdo detaj, duke shkëlqyer si…
Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka reaguar për mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke ironizuar vonesën e Policisë për të dalë në vendngjarje, në krahasim me shpejtësinë e shqiptimit të gjobave për parkim. “Allo allo Policia! Pas 30 minutash në vendngjarje. Por e lë kerrin keq të parkuar për dy minuta dhe tiketa të pret te fshesat e xhamave”, ka shkruar në “Instasory”. Aktori kosovar ndryshe njihet për qasjen e tij ironike dhe kritike ndaj fenomeneve shoqërore, ndërsa ky reagim i fundit po bën bujë në rrjetet sociale.
Tragjedia e vëllait të Gjestit ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe miqtë e tij më të afërt, si DJ Gimbo, i cili ka zgjedhur të mos flasë për këtë temë delikate. Gëzim Blakaj, i njohur ndryshe si Dj Gimbo, ka kaluar një moment të vështirë pas humbjes së vëllait të tij. Kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim të fortë në rrethin e tij social, duke përfshirë këtu edhe Gjestin, një mik të ngushtë të tij. Rogerti, një banor i Big Brother VIP Albania 5, e ka përmendur këtë tragjedi gjatë një bisede me DJ Gimbon. Ai ka shprehur keqardhjen…
Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të tensionuar. Klodi duket se ka humbur durimin me Elijonën. Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj”. Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona”. Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod”. Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur”. Elijona: “Prej kujt?” Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj…
Reperi, Kanye West, ka pranuar publikisht se “e ka humbur kontaktin me realitetin” gjatë një periudhe të gjatë, duke shprehur keqardhje të thellë për sjelljet e tij antisemitiste që shkaktuan reagime të shumta vitin e kaluar. 48-vjeçi ka publikuar një shkrim në Wall Street Journal, në formën e një letre të hapur, ku kërkon falje dhe shpjegon gjendjen e tij mendore, ka raportuar The New York Times. West, i cili u kritikua ashpër për deklarata ku lavdëronte Adolf Hitlerin dhe për shitjen e bluzave me svastikë, simbol i urrejtjes naziste, ka thënë se këto veprime ndodhën “gjatë një episodi maniak katërmujor,…
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Olta Gixhari shfaqet më mahnitëse se kurrë, e veshur me një fustan burgundy nga giarstudio, duke tërhequr vëmendjen me elegancën dhe stilin e saj të veçantë. Çdo detaj i paraqitjes së saj, nga ngjyra e zgjedhur te stilimi i flokëve dhe makijazhi, thekson hijeshinë natyrale të aktores dhe përkufizimin e saj të modës. Olta Gixhari, një figurë tashmë ikonë në skenën shqiptare, jo vetëm si aktore, por edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, është gjithmonë një emër që tërheq vëmendjen e publikut. Por çfarë e bën këtë postim kaq të…
Më 12 janar të këtij viti, këngëtari Blero i ka dhënë fund beqarisë. Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren, Eronita. Nga ai moment, dedikimet e ëmbla nuk kanë munguar nga këngëtari, duke shprehur publikisht ndjenjat për të. “As në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë se ty. Dashuria ime, shoqja ime më e mirë dhe shpirti im binjak”, shkroi këngëtari në një postim në “Instastory”.
Këngëtarja Violetë Kukaj i është drejtuar me një letër publike produksionit të Big Brother VIP, pas deklaratave të rënda të banorit Rogert Sterkaj ndaj djalit të saj, Malit. Sipas reagimit, gjuha e përdorur nga Rogerti, që preku identitetin dhe origjinën e Malit, ka kaluar çdo limit të lojës dhe debatit. Familja kërkon që produksioni të veprojë me përjashtim, duke theksuar se fjalët që cenojnë integritetin personal dhe familjar janë të papranueshme. Ata bëjnë thirrje që të respektohet dinjiteti njerëzor dhe të sigurohet një ambient ku nuk tolerohet gjuha denigruese, duke kërkuar masa urgjente për sjelljet që bien ndesh me normat…
Selin dhe Greta janë kthyer në dy banoret më të komentuar që prej javëve të para në shtëpinë e Big Brother VIP, jo vetëm për afrimitetin mes tyre, por edhe për lidhjen që i bashkon jashtë kamerave: vëllai i Selin, i cili është njëherësh partneri i Gretës. I riu është DJ dhe përdor emrin e artit “ONNO”. Një detaj që bie në sy është prania e ulët e çiftit në publik. Në profilin e ONNO-s nuk shfaqen fotografi të përbashkëta me Gretën, edhe lidhja e tyre është e konsoliduar prej më shumë se një viti. Por, ditën e sotme është…
Influencerja e njohur Kader Kicaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin e fundit në rrjete sociale. E veshur me një fustan elegant të zi, pa sutjena, Kader ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke u shfaqur më në formë se kurrë. Pamja e saj provokuese dhe sensuale ka shkaktuar reagime të shumta, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet. Me vetëbesim dhe stil, influencerja dëshmon edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes, duke “djegur” rrjetin me çdo paraqitje të saj.