Autor: Infoline Marketing

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike me paraqitjet e tij të shpeshta. Së fundmi, në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video ku ai shihet duke u rrahur në mes të rrugës, dyshohet nga reperi Finem. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa Finem ka konfirmuar se bëhet fjalë për një incident të vërtetë, duke nxitur komente dhe diskutime të shumta nga fansat.

Read More

Mbreme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, u trajtua historia mes Brikenës dhe Mateos, duke ngjallur reagime të shumta në publik. Menjëherë pas transmetimit, familja e Brikenës reagoi me një postim të fortë në rrjetet sociale. Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se fjalët e dhëna dhe marrëveshjet për të mos diskutuar të kaluarën duhet të respektohen, pavarësisht rrethanave të lojës. Ata nënvizojnë se çështjet e jetës personale nuk duhet të përdoren për strategji apo përfitim publik.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Loredana Zefi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur në të zeza, me një linjë trupore dukshëm më të hollë. Ndryshimi fizik i artistes vihet re menjëherë, duke e bërë këtë një nga paraqitjet e saj më ndryshe deri më tani. Loredana prej vitesh gëzon popullaritet të madh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani. Fotoja është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te transformimet e saj të vazhdueshme, si në stil ashtu edhe në imazh publik.

Read More

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë. Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren. Brikena: Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hyrë ia kemi dhënë dorën njëri tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para 4 viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë…

Read More

Antoneta Koçi, një nga figurat më të njohura të showbiz-it shqiptar, ka provokuar ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instagram. Në këtë foto, ajo shihet e veshur me një kostum të zi që i përshtatet përkryer trupit, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte. E përfshirë fillimisht në edicionin e parë të “Përputhen”, Antoneta shpejt u bë një emër i njohur për publikun shqiptar duke e zgjeruar më tej famën e saj përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”. Ajo njihet si një influencuese që di të tërheqë vëmendjen me modën dhe stilin e saj unikal.…

Read More

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija Jao, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shënuar 4-vjetorin e lindjes së djalit të saj, Roel. Kjo ditëlindje është e veçantë dhe e dhimbshme, pasi është e para që vogëlushi feston pa praninë fizike të babait të tij, Shpatit, i cili u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar. Selvija ka shprehur ndjenjat e saj të thella përmes një postimi në Instagram, ku thekson se dhimbja e humbjes është e madhe. Ajo e ndien se Shpati nuk arriti ta përqafojë Roelin në këtë ditë të…

Read More

Banori i “Big Brother Vip Kosova” Lim Hoti ka paralajmëruar ta “plas bombën” sonte. Teksa është bërë gati të flinte, ai iu tha banorëve se të nesërmen do dëgjojnë diçka që nuk e prisnin. “Ju betohem në Allah se keni me u habit ju edhe krejt bota, në prime. Edhe vetëm fjalë të vërteta. Ju nuk e dini me kë keni të bëni jo prej meje por për ata që i keni respektua më shumë se që duhet”, tha Limi. Me këtë deklaratë të Limit ironizuan Labi dhe Kushtrimi.

Read More

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlëses, dhe vajzës së tij, Dilan Çëtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në përmasa ligjore, duke detyruar artistin të shtyjë koncertet dhe të paraqitet në gjykatë. Sipas mediave turke, Ibrahimi u pa në Gjykatën e Bitezit në Bodrum për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një incident të rëndë të ndodhur mes tij dhe vajzës. Sipas pretendimeve që kanë bërë xhiron e mediave turke, Dilan Çëtak i ”ka hedhur të atit një telekomandë” gjatë një debati, veprim që autoritetet e kanë cilësuar si rrezik potencial.…

Read More

Danja Koka, e njohur për rolin e saj në edicionin e kaluar të “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të mbajë një vend të veçantë në zemrat e publikut shqiptar. Ajo ka arritur të ruajë vëmendjen e mediave dhe fansave edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u shfaqur herë pas here në ekran dhe në ngjarje të ndryshme. Së fundmi, Danja ka ndarë disa mendime për Ledion Liçon, moderatorin e njohur të programit, duke e përshkruar atë me një shprehje të thjeshtë, por të fuqishme: “Më i miri dhe pikë”. Kjo deklaratë e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave,…

Read More

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, këngëtarja Fjolla Morina po qëndron aktive në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një selfie, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër dhe të ndjerë: “Ju përqafoj”. Me këtë postim, Fjolla duket se ka zgjedhur një mënyrë të qetë dhe të drejtpërdrejtë për të përshëndetur publikun pas eksperiencës së saj në reality show. Ajo ishte ndër emrat më të komentuar gjatë qëndrimit në këtë reality show dhe hoqi dorë nga çmimi i madh për shkak të presionit psikologjik./Indeksonline

Read More