Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, e cila ishte e pranishme në seancë përmes video-lidhjes, dhe gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Gjykatësi Ambos i cili lexoi aktgjykimin, tha se Apeli miratoi pjesërisht pikën 7, 12 dhe 14 të apelit të Shalës, kurse rrëzoi apelin për aspektet e tjera.







