Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Aliu nga IHMK jep paralajmërimin: Ky dimër do të jetë më i ftohti
Ballina

Aliu nga IHMK jep paralajmërimin: Ky dimër do të jetë më i ftohti

11. November 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës.

Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit?

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendurë të borës në krahasim me dimrat e kaluar.

Kjo, pasi sipas tij vera e këtij viti ka qenë më e nxehtë dhe më e gjatë në vite, me temperatura deri në 38 gradë Celsius që kanë vazhduar nga qershori deri në tetor.

“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.

E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendurë se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu.

Aliu po ashtu tha se gjatë këtij muaji do të ketë reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në ato të larta do të ketë reshje bore.

“Ditët e fundit kemi pasur temperatura të ulëta, deri në minus 2 a 3 gradë Celsius. Por që në viset e larta këto temperatura janë dhe më të ulëta. Këto ditë patëm vranësira të dendura në disa pjesë të Kosovës, konkretisht në pjesën e Podujevës ku kemi pasur dhe shtresa të borës që janë normale për ditët që jemi.

Në viset e larta gjithmonë kemi temperatura më të ulëta, kurse në viset e ulëta nuk parashihet të kemi reshje të borës vetëm riga të dobëta të shiut. Derisa në viset e ulëta kemi riga shiu, këto në viset e larta shndërrohen në fjolla bore”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, për ditët e ardhshme, Aliu parashikon reshje të lehta shiu në viset e ulëta dhe reshje të dobëta bore në viset e larta, veçanërisht gjatë ditës së mërkurë ose të enjten. /Telegrafi/

Bora
Share. Facebook
Previous ArticleBiden has vështirësi duke ecur në rërë, gati sa nuk rrëzohet
Next Article Burimi bën paralajmërim: Tash e tutje do shihni një anë tjetër timen

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.