Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor në rrugën Gjakovë – Klinë, ku tre persona janë lënduar.
Lajmin për media e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.







