Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Paratë 200 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë
Lajme

Paratë 200 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë

8. September 20253 Mins Read
Bent 200 Euro bill. (XXL-File)
Share
Facebook
Advertisements

Qytetarët e Kosovës, po vazhdojnë të hasin në para të falsifikuara të cilat po qarkullojnë në treg ku kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false.

Ata për këtë fenomen po i njoftojnë organet e drejtësisë të cilat bëjnë ekzaminimin e monedhave të falsifikuara.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka bërë të ditur statistikat.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, nga 1 janari e deri më 31 gusht janë regjistruar 1.269 kartëmonedha të falsifikuara.

 

Kartëmonedha më e falsifikuar është 200 euro, ku për tetë muaj janë hasur 556 kartëmonedha të falsifikuara.

Pas 200 eurove, renditet e dyta kartëmonedha prej 50 euro duke e pasuar atë me 100 euro.

244 kartëmonedha janë hasur që nga fillimi i vitit deri në fund të muajit gusht, derisa nga ato prej 100 eurove, janë hasur 237.

86 kartëmonedha janë verifikuar si fals nga 20 euro, 82 nga 5 euro, 53 nga 10 euro dhe 11 kartëmonedha nga 500 euro, sipas statistikave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Qytetarët nuk po hasin vetëm në kartëmonedha të falsifikuara, por edhe në monedha.

Nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë thuhet se 29.309 monedha janë hasur të falsifikuara që nga janari i 2025 e deri në gusht të këtij viti.

26.259 monedha nga 2 euro janë hasur gjatë kësaj periudhë kohore, derisa nga 1 euro 3.024 monedha, ndërsa 0.50 cent janë gjetur 26 copë.

E lidhur me fenomenin e parave false në Kosovë, njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri ka thënë se falsifikimi i kartëmonedhave, nuk trondit stabilitetin makroekonomik të euros, por ka pasoja serioze për jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas tij, humbjet direkte që pësojnë qytetarët dhe bizneset janë vetëm një aspekt i problemit.

“Falsifikimi i kartëmonedhave është problem që, edhe pse nuk e trondit stabilitetin makroekonomik të euros, ka efekte të ndjeshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin e tregut lokal. Më i madh është efekti zinxhir që ky fenomen shkakton duke rritur pasigurinë në përdorimin e parasë fizike dhe duke e komplikuar qarkullimin normal të transaksioneve”, thotë ai.

Ai shton se dëmet ekonomike nuk duhen matur vetëm me shumat e humbura, por me ndikimin afatgjatë në stabilitetin dhe funksionimin e sistemit monetar.

“Sistemi monetar funksionon mbi bazën e besimit se çdo kartëmonedhë ka të njëjtën vlerë dhe pranohet universalish në treg. Kur ky besim tronditet, qytetarët dhe bizneset fillojnë të dyshojnë, të jenë më të rezervuar, ose të shmangin përdorimin e cash-it, gjë që krijon fërkime në ekonominë reale”, ka thënë Muhaxheri

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj kushdo që prodhon, transporton, pranon, përdor ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vërë në qarkullim si të vërtetë dënohet me gjobë ose burgim.

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Nenit 19 – Valuta false, kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të tërhiqen nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dorëzohen autoriteteve përgjegjëse për këtë./FrontOnl

Euro pare fals
Share. Facebook
Previous ArticleMoment i papritur: Diola pa rroba, Erolldi i dërgon tortën në shtrat
Next Article Rizarta mahnit me paraqitjen e saj elegante në darkë shoqërore

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.