Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen Hoxha nga Rahoveci, pasi humben më të dashurin e tyre, 20-vjeçarin, Anid Hoxha.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili dha edhe detaje.
Sipas Hoxhës, Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur”, ka shkruar ai.
Për të ka shkruar edhe mësuesi i tij.
“Me zemër të thyer, frymëmarrje të rënduar dhe me shpirt të pikëlluar, po mundohëm t’i shkruaj këto pak rreshta për kumtimin e lajmit për vdekjen e parakohshme të një nga studentëve më të mirë që kam njohur ndonjëherë, Anid Hoxhën.
Anidi ishte më shumë sesa një student i shkëlqyer. Ai ishte një djalë i urtë, i sjellshëm, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Një punëtor i palodhur, një mik i vërtetë, dhe një shembull për çdo bashkëmoshatar. Të gjithë e donin si shok, si koleg, si njeri.
Për mua, lidhja me Anidin ishte edhe më e thellë. Djali im i vogël, Joni, ishte jo vetëm kolegu i tij i studimeve, por edhe i jetës. Ata ndanë bashkë netë studimi, ëndrra, sfida dhe momente të bukura, që sot e çdo ditë do të mbeten si kujtime të shtrenjta….
Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë boshllëkun që na e le o ANID! Thjesht, na ke dërmuar me këtë ikjen tënde….
Por ajo që mbetet përjetë është buzëqeshja e Anidit, edukata e tij, dhe mirësia që solli në jetët e të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
Pusho në paqe, Anid. (Ti tani më je një inxhinier ndërtimi).
Do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri, krenari dhe mall të pashuar.







