Një person është plagosur në Shtime, mesditën e së shtunës.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka dhënë sot detaje përmes raportit 24 orësh.
Sipas deklarimit të viktimës, në drejtim të tij u gjuajt katër herë me armë zjarri, ku njëri nga plumbat e goditi në këmbë.
Aktualisht nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me rastin dhe nga organet e rendit po hetohet si “Vrasje në tentativë”.
VRASJE NË TENTATIVË







