Të hënën (sota) nga ora 09:00 pritet të mbahet seanca kundër Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Dëshmitari i radhës pritet të jetë Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari.
“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim)”, thuhet në shkrimin e saj në ‘Facebook’.





