Inspektorati Policor i Kosovës tha se do ta “vlerësojë dhe hetojë” reagimin policor në arrestimin e një personi pak pas mesnatës në Lipjan, i cili vdiq pas prangosjes.
Për rastin në rrugën “Haradin Bajrami”, IPK tha se hetuesit e tyre “në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident “.
“Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur. Njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e IPK-së.







