Kampionati Botëror për Klube ka hyrë në fazën përfundimtare, ku tashmë janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste: Real Madrid, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Fluminense.
Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 8 korrik, ku përballen Chelsea dhe Fluminense, në një duel interesant mes klubit anglez dhe atij brazilian. Ndërsa sfida tjetër gjysmëfinale pritet të jetë një super përballje mes Real Madridit dhe PSG-së, e cila zhvillohet më 9 korrik në ora 21:00.
Finalja e madhe është caktuar të zhvillohet më 13 korrik, ku do të përballet fituesi i secilës gjysmëfinale.
PSG-ja siguroi kualifikimin duke eliminuar Bayern Munchenin, ndërsa Real Madridi kaloi në gjysmëfinale pas një fitoreje ndaj Borussia Dortmundit. Këto dy skuadra iu bashkuan Chelseat dhe Fluminenses, duke garantuar duele të nivelit të lartë në garën për trofeun.







