Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve, në këtë periudhë kur edhe vendi ynë po përballet me temperatura të larta.
Policia kërkoi të mërkurën që qytetarët të njoftojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie.
“Duke iu referuar temperaturave të larta, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”, tha Policia e Kosovës në një njoftim për media.






